Kush e porosti makinën me miliona euro brenda, flet pronari i kamionit

Kush e porosti makinën me miliona euro brenda, flet pronari i kamionit

233
0
Shares

Ditën e sotme në Durrës është zhvilluar një superoperacion, ku u sekuestruan 4-5 milionë euro në 2 makina ‘Toyota Yaris’.

Deri tani janë identifikuar 4 persona të përfshirë, ndërsa dy janë arrestuar, njëri prej tyre është shoferi i kamionit që solli makinat ku u gjetën eurot.

Edi Lika nga Durrësi është shoferi i kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 dhe pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.

Report Tv ka siguruar dëshminë e parë të Likës, që ka deklaruar se nuk ka dijeni për shumën rekord që ndodhej në makinat që po transportonte.

“Nuk kam asnjë lidhje dhe dijeni për paratë, kam kryer thjeshtë transportin. Ishim kontraktuar nga biznesmenë kundrejt pagesës për të bërë transportin”-ka deklaruar Lika.

Foto u postua nga Report tv

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY