”Nuk mund ta lë në burg sepse e kam baba”,Dëshmia e djalit...

”Nuk mund ta lë në burg sepse e kam baba”,Dëshmia e djalit që mbahej peng nga i ati

104
0
Shares

17 vjeçari i cili mbahej peng nga babai i tij në Berat,sot i është rikthyer normalitet dhe jetës së tij. Pasi u raportua se i ati i tij ishte me probleme mendore dhe pas kundërshtimeve me forcë ndaj policisë, vjen dhe dëshmia dhe rrëfimi i djalit.

Ai e ka mohuar atë që u aluduaderi më tani  se babai e kishte mbajtur peng për tre ditë dhe e kishte lënë pa ushqim. Ai deklaron se me babanë e tij kishte sherre në shtëpi dhe për ta trembur ka telefonuar policinë.

” Nuk është e vërtetë që babai më ka mbajtur të kyçur tre ditë dhe më ka lënë pa ushqim. Unë jetoj me babanë, dje kemi pasur një sherr dhe unë për ta trembur mora në telefon policinë. Kur erdhi policia i ra derës me forcë, por babai u tremb dhe nuk pranoi t’i hapte.  Në këtë moment tensioni unë hipa në çati dhe i kërkoja policisë që të tërhiqej e të mos e shqyente derën pasi babi u tremb dhe humbi kontrollin. Por edhe pse unë kërkova që policia të mos hynte me forcë ata nuk më dëgjuan. Ato çka thuhen në media nuk janë të vërteta, sepse unë me babanë jetoja dhe nuk më ka mbajtur peng.

Kam rreth 16 vjet që jetojë me babanë. Që një vjec më ka rritur ai, nëna është larguar. Unë e di që babai nxehet shpesh herë dhe humbet kontrollin sepse është i sëmurë, por unë nuk mund ta lë në burg sepse e kam baba” ka thënë për Report Tv, 17 vjeçari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY