Veliaj lavdëron sheshin në ceremoni, por shmang përmbytjen e Bashkisë

Veliaj lavdëron sheshin në ceremoni, por shmang përmbytjen e Bashkisë

89
0
Shares

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruan se përmbytja e Bashkisë është mbajtur e fshehur si ngjarje nga kryebashkiaku që propagandon vetëm arritje.

“Vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, – shkruan paloka, – kur dhe “saçi” që këta e quajnë shesh, u kthye në kënetë llumi, kur dhe vete ambientet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “saçit”-“shesh”, kane guximin të dalin e të mburren.

Bashkia e Tiranës sot organizoi një ceremoni festive pas çmimit që sheshi mori si hapësira publike më e mirë e shfrytëzuar. Veliaj dhe Rama të dy së bashku filluan me lavdërimet ndaj sheshit duke harruar faktin se ditën e djeshme u bënë disa denoncime se bashkia, për shkak të vetë sheshit, ishte  përmbytur nga reshjet e fundit dhe pamjet e fundit e dokumentave që thahen korridoreve e dëshmonin këtë.

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku ditën e djeshme denoncoi sipas tij skandalin që po mbahet i fshehtë nga Bashkia e Tiranës. Sipas tij, nga shirat është përmbytur kati i parë dhe ai i nëndheshëm i Bashkisë duke sjellë dëme në arkivën e institucionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY