Një shqiptar mbante rreth 50 kg marihuanë të cilat i kishte fshehur brenda hapësirave të ftohta në një furgon me qira. Policia e Komandës Provinciale Catania pas nje kontrolli kundër intensifikimit të trafikimit të substancave të drogës e ka arrestuar shqiptarin, në dalje të S. Gregorio.
Ervis Ismailaj i lindur në 1989 po ngiste makinën, teksa u ndalua për tu kontrolluar nga Skuadra e Policisë. Më pas është kontrolluar makina nga ku u gjetën, në hapësiren e pasme të automjetit, pesë qese të vulosurura me drogë. Droga dyshohet të kishte destinacion tregun vendas, nga ku i riu do të kishte fituar nga shitja mbi 300,000 euro.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/