Fëmijët me aftësi të kufizuara jetojnë në kushte jo normale. Ambjentet e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”ofrojnë kushte minimale për mbarëvajtjen e këtyre fëmijëve. Në këtë institutit të nxënësve shkollohen fëmijë nga moshat e mitura deri në atë 15-vjeçare.
“Shqiptarja.com” ka publikuar disa foto nga ambjentet e këtij instituti ku vërehen se mungojnë krevatët dhe janë zëvëndësuar me dyshekë të vendosur përtokë.
Një situatë aspak të mirë janë dhe ambjentet e kuzhinës së këtij instituti mësimor, ku mungon higjena dhe pjesa e kuzhinës është vjetëruar.
Një inspektim i hollësishëm ka zbuluar probleme të shumta për sa i përket administrimit të punës në këtë institucion shkollor, dhe kushteve jo të mira, ku ushqehen dhe flenë nxënësit me aftësi të kufizuar. Kontrolli është kryer nga Inspektoriati Shtetëror i Arsimit, i cili ka zbuluar se nxënësit që janë në kujdestari tek ky institucion, qëndrojnë në kushte jo të mira, dhe se ka mungesa në mësimdhënie e shërbime të tjera.
Gjithashtu nga inspektimi, dolën në përfundim se fëmijvë nuk u bëhet mësim pasi rregjistrat për mësimdhënien kanë qënë të paplotësuar për një kohë të gjatë, dhe se mësuesit kanë marrë rrogë për ditët kur nuk kanë qënë në punë dhe skanë dhënë mësim. Sipas Muçës, mësuesit që janë kapur me shkelje dhe që pritet të ndërmeren masa administrative janë Taulant Sheme dhe zv/drejtori i kësaj shkolle Emiljano Lule.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/