Eduard Sinanaj, 40-vjeçari me banim në Tiranë, u kap befasisht me mjetin e tij nga Policia e shtetit për transport të minave me telekomandë. Minat ishin fshehur brenda një rrote karroce, siç shihet nga video dhe fotot e publikuara.
Në kuadër të operacionit “Udhëtimi”, Policia e Shtetit ka publikuar më vonë dhe pamjet e arrestimit të transportuesit me 6 mina me telekomandë në bagazhin e makinës në Ishull Lezhë.
Njoftimi i plote
Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” Udhëtimi ” duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi :
– Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale ” Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”)
Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin.
Vepra penale në ngarkim të tij ” Trafikim i armëve dhe municioneve” parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Lezhë Finalizohet operacioni i koduar " Udhëtimi " Sekuestrohen 6 mina me telekomandë Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre Më datë 23.06.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga Sektori për hetimin e krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune profesionale të mirëorganizuar të ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar " Udhëtimi " duke goditur një tjetër rast të tentativës për tregtim të minave me telekomandë.Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi : – Eduard Sinanaj, 40 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për veprën penale " Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit") Në aksin rrugor Milot – Lezhë, në vendin e quajtur Ishull Lezhë, u kap me automjetin e tij tip Peugeot që po drejtonte, pasi në bagazh, në një rrotë karroce, kishte fshehur 6 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale sëbashku me automjetin. Vepra penale në ngarkim të tij " Trafikim i armëve dhe municioneve" parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Publiée par Policia e Shtetit sur Dimanche 24 juin 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/