Vasili:Pse Shqiperisë nuk i hapen negociatat si Maqedonia

Vasili:Pse Shqiperisë nuk i hapen negociatat si Maqedonia

99
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili thotë se Ramës i ka rënë çdo alibi nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat me Bashkimin Evropian. Dhe për këtë shembull merr Maqedoninë

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan për problemet e mëdha të Maqedoniësë siç janë ato etnike dhe çështja e emrit, dhe përmend se me gjithë këto pengesa madhore, ky shtet është duke ecur para dhe duke i dhënë bindjen Evropës se e meriton të jetë pjesë e saj.

Por nga ana tjetër, Shqipëria, sipas Petrit Vasilit, është shumë hapa larg BE-së, dhe përgjegjësi i vetëm për të, është kryeministri Edi Rama që siç deputeti i LSI-së thekson, e ka kriminalizuar ekonominë.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Europa eshte pozitive pa asnje hezitim dhe skepticizem per hapjen e negociatave me Maqedonine.

Megjithe problematiken shume te komplikuar te Maqedonise qofte ne planin e brendeshem dhe te jashtem, ku spikatnin problemet etnike dhe ceshtja e emrit, procesi i integrimit europian te saj ecen perpara dhe ajo e bind Europen.

Shqiperia pa asnje nga keto probleme ka ngecur ne vend. Ka ngecur se Kryeministri i saj si armik i eger i integrimit dhe i vendit te tij e molepsi vendin ne cdo qelize me trafiqe, krim te organizuar dhe korrupsion. E derrmoi imazhin e vendit, e demoralizoi biznesin, i beri shqiptaret te ikin me mijra nga atdheu i tyre.

Maqedonia prej vitesh eshte nder 10 vendet e para ne bote si vend terheqes per bisnesin.

Shqiperia eshte dhjetra vende larg dhe korrupsioni e kriminalizimi i ekonomise nga milionat droges dhe krimit largojne qindra miliona euro investime dhe varferojne frikshem shqiptaret.

Kjo eshte dite shume e rende per Shqiperine.

Maqedonia me hapjen e saj te negociatave per anetaresim ne BE eshte deshmia me tronditese se sa kriminale, malinje, regresive dhe grabitqare eshte qeverisja e ketij kryeministri.

Asnje alibi e asnje lloji nuk e shpeton dot kete kryeminister nga kjo damke turpi qe i vuri Shqiperise ku pergjegjes eshte vetem e vetem ai./g-e

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY