Përmbytja në Tiranë, shpërthen Arian Cani:”Përbindëshi dhe administrata lokale që ai drejton...

Përmbytja në Tiranë, shpërthen Arian Cani:”Përbindëshi dhe administrata lokale që ai drejton në Tiranë jane fallco.

234
0
Shares

Nga Arjan Çani

Mjafton një ditë si kjo për të kuptuar se sa fake është Përbindëshi dhe administrata lokale që ai drejton në Tiranë.

A e patë si u vërshoi uji në Tiranë sot duke bllokuar çdo aktivitet? Përbindëshi që keni votuar për t’ju rrjepur çdo ditë, vazhdon akoma t’ju hedhë hi syve dhe t’ju mahnisë jo pak prej jush me korsi biçikletash, ndonëse pa asnjë standard.

Përbindëshi vazhdon t’ju gënjejë me një shesh me pllaka ËC-je, duke ju sjellë çmime fake nga Barcelona. Përbindëshi ju ka bindur se mbjellja e pemëve kuturu nëpër Tiranë, duke i vënë gjoba bizneseve, është e ardhmja juaj dhe e fëmijëve tuaj.

Përbindëshi mbledh miliona taksa nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve dhe në vend të investojë në një qytet me një nëntokë të shëndetshme dhe të qëndrueshme që i mban ujërat brenda saj, e ka mendjen gjithë ditën të mbyllë aferat miliardëshe të kullave në qendër të Tiranës, duke grabitur me lidh pronën publike dhe duke prishur Teatrin Kombëtar. Një neveri e niveleve të larta. Dhe si të mos mjaftonte kjo, del e thotë: “Skuadrat tona po mbajnë situatën në kontroll”. Skuadrat e leshit.

Vazhdoni besojini këtij Përbindëshi, por një ditë mos hajdeni në studion time dhe të ankoheni duke u qaravitur se iu zhgënjeu ky Përbindësh Fasadë që shumë prej jush e besuat me sy mbyllur.

/Zoneelire.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY