Frika nga djegia tjetër, kabinat e Rrugës së Kombit bëhen prej hekuri

Frika nga djegia tjetër, kabinat e Rrugës së Kombit bëhen prej hekuri

140
0
Shares

Koncesionari që do të vjelë taksën e rrugës së Kombit ka vendosur të përforcojë terminalin që pritet të hapet në shtator. Kabinat e djegura në protestën e 31 marsit janë zëvendësuara me kabina të reja hekuri.

Në terminalin e pagesës janë vendosur tre sportele dhe po punohet për instalimin e rrjetit elektrik dhe të internetit. Aktualisht në terminalin e ri po vendosen llamarinat e mbulesës.

Protesta kundër taksës në Rrugën e Kombit u shoqërua me incidente të shumta dhe konfrontime mes policisë dhe protestuesve, ku disa prej këtyre të fundit u arrestuan, por u liruan para pak ditësh.

Opozita dhe banorët e prekur nga taksa kanë parlajëmruar se nuk do të pranojnë taksën e  re prej 100 lekësh duke sjellë kështu protesta të tjera në rrugën e Kombit. Por një gjë është e sigurtë: kabinat e hekurit nuk mund të digjen por mund të shkulen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY