Skuadra ‘zviceriano-shqiptare’ luan sot kundër Serbisë, Rusia ndalon flamujt, zvicerianët shkojnë me...

Skuadra ‘zviceriano-shqiptare’ luan sot kundër Serbisë, Rusia ndalon flamujt, zvicerianët shkojnë me traktor

211
0
Shares

Kombëtarja e Zvicrës që ka në radhët e veta katër futbollistë shqiptarë, do të përballet me Serbinë në ndeshjen e dytë të Grupit E ndërkohë që takimi po pritet me interesim të madh në Kosovë, Shqipëri e Zvicër.

Serbët po frikësohen, por Shaqiri, Behrami, Xhaka e Xhemaili nuk do futën në fushë për të provokuar, thjesht për të luajtur futboll dhe për t’i mundur ata, shkruan Blick.

Ndeshja do të zhvillohet në Kalinigrad Stadium, ku tifozët zviceran por edhe shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium nuk do të kenë guxim të marrin flamujt e Kosovës me vete në stadium apo ata të Shqipërisë së madhe.

Ky ndalim do të vije nga forcat e rendit në Rusi, shkruajnë mediat serbe. Ndërkohë edhe Federata serbe e futbollit ka bërë thirrje që mos të ketë parulla kundër Kosovës nga tifozët e tyre, shkruan tg.

“Mikpritësit rusë do të na japin mbështetje të madhe sot në stadium”.
“Kërkojmë nga tifozët tanë që mos të marrin asnjë parullë provokuese, duhet të jenë vetëm flamujt zyrtarë”, thuhet në njoftimin e federatës serbe.

Ndërsa tre tifozë zviceranë përdorën një traktor për të udhëtuar 1 800 kilometra drejt Kaliningradit për të parë ndeshjen e sotme mes ekipit të tyre dhe Serbisë.

Këto kilometra ata i përshkuan për 14 ditë, por mbërritën në kohë për ndeshjen e vlefshme për Grupin E.
“Është e pabesueshme ajo që shihni”, tha Beat Studer, pronari i traktorit, për gazetën zvicerane “Blick”, shkruan atsh.

Ata ndoqën shembullin e gjermanit Huberth Wirth, të cilit po me traktor iu deshën 30 ditë të mbërrinte në Moskë, pas 2 400 kilometrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY