Kryeministri Rama ka edhe një shpresë: Hapje me kushte e negociatave

Kryeministri Rama ka edhe një shpresë: Hapje me kushte e negociatave

98
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot në Sarandë se po pret të vijë 28 qershori për të marrë një përgjigje pozitive nga Këshilli Evropian ndërkohë që la të kuptohej se negociata e fundit që mund të bëhej me evropianët ishtë pranimi i kushteve që ata do të vënë.

Sipas Ramës nuk ka negociata pa kushte pasi të tilla janë edhe për Malin e Zi dhe Serbinë. Kryeministri akuzoi opozitën se ka ndërhyrë në parlamentet e disa vendeve për të votuar kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. “Esat Pasha i ka gjetur pasardhësit e vet pas 100 vjetësh” tha ai duke ia kaluar fajin për lobim negativ politikanë të djathtë të opozitës shqiptarë.

Në vijim Kryeministri Rama tha se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja për detin me Greqinë, ndërkohë që ligji i luftës nuk do të hiqet dhe nuk do të jetë pjesë e paketës së marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Greqia ka pranuar të heqë ligjin e  luftës”, tha kryeministri duke shprehur një qëndrinm që Greqia e ka përsëritur vazhdimisht por nuk e ka bërë fakt.

Sipas Ramës marrëveshja për detin është më e mirë se sa ajo që ka qenë nënshkruar në vitin 2009 dhe se kjo do të kuptohte nga gjithsecili kur të shikojë hartën dhe kufirin detar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY