Ndalohen dy shtetas nga Policia e Kurbinit, ishin në kërkim (EMRAT)

Ndalohen dy shtetas nga Policia e Kurbinit, ishin në kërkim (EMRAT)

122
0
Shares

Gjykata e Kurbinit kishte  caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”  për ta por vetëm sot u bë e mundurar kapja e dy shtetasve që nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim :

– Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç ( person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89  të Kodit Penal.

Nga forcat policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune profesionale të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim:

– Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY