Mbushen komisariatet e Tiranës, policia shoqëron 49 persona, procedohen 28

Mbushen komisariatet e Tiranës, policia shoqëron 49 persona, procedohen 28

126
0
Shares

Drejtoria vendore e Policisë së Tiranës bëri të ditur se gjatë 24 orëve të kaluar se ka shoqëruar në komisariatet  e Tiranës rreth 49 persona si dhe janë kontrolluar dhe verifikuar 407.

Ndërkohë burimet bëjne të ditur se janë proceduar penalisht 28 shtetas dhe nga këta 7 shtetas janë arrestuar, si dhe 21 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë.

Sipas policisë shtetasit janë arrestuar per veprat penale si : “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” të tjerët për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”, “Mashtrim” dhe “Shkatërrim prone” dhe  “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Procedohen penalisht 28 shtetas gjatë 24 orëve të fundit, nga këta 7 shtetas janë arrestuar, si dhe 21 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë.

Konkretisht :

– 1 shtetas është arrestuar për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”

– 2 shtetas janë arrestuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”

– 1 shtetas është arrestuar për veprat penale “Mashtrim” dhe “Shkatërrim prone”

– 3 shtetas janë arrestuar për veprën penale “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”

Kanë vijuar pikat e kontrollit, si fikse dhe të lëvizshme gjatë të cilave :

– janë kontrolluar dhe verifikuar 407 persona

– janë shoqëruar 49 persona në Komisariatet e Tiranës

– janë kontrolluar 347 mjete

Policia rrugore ka vijuar monitorimin e rrugëve me qëllim rritjen e paranetrave të sigurisë dhe gjatë kontrolleve të ushtruara janë pezulluar 102 leje drejtimi dhe janë marrë 475 Masa Administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY