Plantacion avokadosh në Karavasta, nga sot ne fuqi kontrata 1 euro për...

Plantacion avokadosh në Karavasta, nga sot ne fuqi kontrata 1 euro për 30 vjet

372
0
Shares

Ditën e enjte ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për transferimin e rreth 384 hektarësh tokë shtetërore drejt investitorit strategjik “Agro Iliria Group” sh.p.k. Bëhet fjalë për një kontratë 30-vjeçare më vlerë simbolike 1 euro, e cila do të lejojë investitorin të realizojë projektin e tij në fushën e bujqësisë.

Projekti parashikon ngritjen e një plantacioni me shegë, goji berry, avokado dhe finger lime në zonën e Karavastasë në Bashkinë e Divjakës. Kompania, e cila operon në fushën e import-eksportit të produkteve e nënprodukteve bujqësore e blegtorale, do të kryejë një investim minimal prej 6.6 milionë eurosh.

Gjatë kohës së ndërtimit dhe operimit parashikohet punësimi i të paktën 365 personave. Sipërfaqja totale e plantacionit pritet të jetë rreth 800 hektarë.

Projekti u përzgjodh si investim strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike në Prill të këtij viti.

Së fundmi qeveria ka miratuar një sërë kontratash me vlerë simbolike 1 euro. Të tilla janë ato për porti detar i Limjonit në Sarandë, transferimi i 200 hektarëve për investimin strategjik “Albpanel” në Fier dhe Divjakë; si dhe 3 kontrata për nxitjen e investimeve në qarkun e Durrësit. (SCAN)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY