Deputeti i PD/Hapje të negociatave me kushte, shkaku: Paaftësia e qeverisë për...

Deputeti i PD/Hapje të negociatave me kushte, shkaku: Paaftësia e qeverisë për dialog

81
0
Shares

Tritan Shehu ka folur për pretendimet se Shqipëria mund të pranojë 600 mijë refugjatë nga vendet e luftës në kampet në Shqipëri. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 deputeti i PD foli dhe për vendimin e KE në fund të këtij muaji për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin.

Shehu tha se Shqipëria duhet të marrë përgjegjësinë e saj në lidhje me refugjatët, por brenda kapaciteteve që ka. Sipas tij qeveria është e paaftë për të dialoguar me ndërkombëtarët për këtë cështje.

Sipas deputetit të PD, çështjen e refugjatëve nuk mund ta zgjedhë Shqipëria, ndërsa hapja e negociatave në fund të këtij muaji mund të bëhet me kushte sepse Shqipëria nuk i ka plotëusar detyrat.

Cështja e refugjatëve është një ‘patate e nxehtë’, por nuk mund ta zgjidhë Shqipëria. Shqipëria merr përgjegjësi me aq mundësi sa ka. Është e pa përgjegjshme të marrësh iniciativa të tilla dhe mendoj se duhet të distancohemi nga aventura të tilla. Evropa nuk mund të vendosë kushte për hapjen e negociatave në këmbim të refugjatëve. Shpresoj që të ketë një hapje të negociatave pavarësisht nga problemet që kemi.

Hapja e negociatave është një e mirë e madhe për Shqipërinë. Por nuk mjafton vetëm dëshira. Gjermania dhe vendet e tjera kërkon që të bëhen detyrat e shtëpisë. Ne i dimë detyrat tona. Unë mendoj se do ketë një hapje të negociatave me kushte dhe ky është një rast unik. Fakti që vendosen kushte tregon se nuk kemi kryer detyrat tona. Rruga e vetme drejt BE është zgjidhja e problemeve siç janë lufta ndaj krimit, ndaj drogës, dekriminalizimi, etj- shprehet deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY