Rruga Siri kodra në Tiranë kthehet në një nga rrugët më të rrezikshme në kryeqytet. Sonte është grabitur një biznes tjetër duke iu shtuar grabitjeve të argjendarive dhe dyqaneve të tjera në këtë rrugë.
Policia ka njoftuar se në orën 18:18, në rrugën “Siri Kodra”, tek një farmaci, ka hyrë një person i seksit mashkull, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë qënë me armë zjarri, ku ka arritur të marrë shumën monetare prej 8.000 Lekësh.
Grupi hetimor në vendin e ngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...