Dani Alves pjesë e Flamurtarit?/ Dëshira e trajnerit të ri

Dani Alves pjesë e Flamurtarit?/ Dëshira e trajnerit të ri

104
0
Shares

Klubi i Flamurtarit, i ka ofruar Ilir Dajës një kontratë të re 2 vjeçare. Ilir Daja mendohet të jetë  për dy sezone te Flamurtari. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport”, nga burime pranë klubit vlonjat.

Ende pritet të hidhet firma zyrtare. Nëse vjen edhe firma, atëherë  do të plotësohet dhe dëshira e parë e trajnerit. Cila është ajo?

Në takimin që Daja zhvilloi dy ditë më parë me administratorin, mësohet se tekniku  i ri kërkon që të ketë në organikë edhe një sulmues si Alvesh. Braziliani pëlqehet nga Daja, i cili ka kërkuar që ta ketë pjesë të skuadrës për sezonin e ri dhe këtë kërkesë ia ka bërë Sinan Idrizit.

Është diskutuar edhe për lojtarët që do të jenë pjesë e Flamurtarit gjatë këtij sezoni me rinovimin e  Mustës, Useinit dhe Bushiçit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY