Kreu i PD në foltore, dy deputetë të LSI dhe PS votojnë...

Kreu i PD në foltore, dy deputetë të LSI dhe PS votojnë projektligjet

138
0
Shares

Nuk ka zgjatur më shumë se dy orë seanca e sotme parlamentare.  Pas debatëve të shumtë dhe pas qendrimit dy orë të kreut të PD në foltore, kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka kërkuar që të hidhen në votim pikat e rëndit të ditës. Kjo është kundërshtuar nga opozita, e cila në shenjë protesta ka përplasur duart mbi tavolinë.

PD nuk ka zëra të tjerë që duan të flasin, ka vetëm zërin e kryetarit të cilin e dëgjuam. Në zbatim të nenit 49 të rregullores së kuvendit, kërkoj të hidhet në votim kërkesa ime për të kaluar në votim.”

Ndërkohë ndryshe nga grupi parlamentar, dy deputetë të LSI, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço kanë votuar projektligjet.

Kuvendi u shnderrua sot sërish ne nje arene debati, pasi Basha dha lajmin e keq nga Gjermania per ceshtjen e negociatave. Kryetari i PD-se, Basha mori fjalen dhe ne fillim te saj tha se Gjermania ka deklaruar voten e saj kunder, por pas 2 minutash Ruçi i nderpreu fjalen.

“Rama është informuar ashtu si edhe unë për një ngjarje me pasoja të tmerrshme për fatin e negociatave dhe integrimin e vendit. Por ka ardhur të fshehë të vërtetën, mbrëmë 24 orë pas samitit dhe takimit Merkel- Makron, kristian demokratët dhe kristiansocialët gjermane dhe partia simotër e PS kanë rakorduar qëndrimin e tyre për negociatat me vendin. Ashtu si Rama e di fare mirë,  lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët”, ka thënë Basha në fillim të seancës Kjo deklaratë e Bashës ka sjellë dhe ndërprerjen e seancës.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY