Mediat italiane raportojne për një grua shqiptare të zhdukur të zhdukur prej ditësh. Rasti i saj u bë publik në emisionin “Chi l’ha visto?” i transmetuar në Rai3. Gruaja shqiptare me banim në komunën italiane “Marina di Massa” është raportuar nga familjarët e zhdukur se është zhdukur që prej 11 qershorit 2018.
Ajo quhet Marjana Marku, është 35 vjeçe dhe nënë e dy fëmijëve. Prej disa ditësh, foto e saj po qarkullon edhe në rrjetet sociale, pas denoncimit të bërë në polici nga familjarë të gruas shqiptare.
Për herë të fundit, ajo ka komunikuar me familjarë më 11 qershor e më pas ka humbur gjurmët. Mediat italiane bëjnë apel që të lajmërohet policia në rast se dikush e pikas shqiptaren.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/