600 mijë refugjatë në Shqipëri? Kryeministri e mbyt me batuta: Do zbarkojnë...

600 mijë refugjatë në Shqipëri? Kryeministri e mbyt me batuta: Do zbarkojnë marsianët

236
0
Shares

Ndërsa mediat gjermane, franceze, ‘Le Mond’ dhe ‘ZDF, po flasim për përgatitjet e qeverisë shqiptare për hapjen e kampeve të refugjatëve, dhe mediat vendase përcjellin një deklaratë e zv. ministrit të Brendshëm Julian Hodaj që thote se Shqipëria ka kapacitet për të marrë 600 mijë refugjatë, kryeministri Rama vazhdon lojën e tij të batutave dhe nuk deklarohet zyrtarisht.

Ka mjaftuar një postim i tij për Cmimin Europian të Barcelonës për Sheshin Skëndërbej që ndjeksit në FB t’i kërkojnë llogari për ardhjen e refugjatëve sirianë në Shqipëri. “Lere sheshin komunist, po shiko ate punen e refugjateve. Nuk na duhet BE me keto kushte, ose po dhe visten ke dhene dhe tenden.”, i shkruan një nga ndjekset në FB. Por, kryeministri e ka përgjigjen një majë të gjuhës ,  “do shikoj edhe punen e marsianeve qe do zbarkojne ne Shqiperi, patjeter😂 Lum budallai qe hedh gurin ne lume dhe gjen kaq shume te mencur qe zhyten e nuk e gjejne dot”.

Por duket se ndjekësit nuk kënaqen nga batuat e kryeministrit dhe shumë prej tyre vazhdojnë të këmbëngulin dhe kërkojnë të shqetësuar një përgjigje serioze nga ana e Kryeministrit.

Zoti Kryeminister të gjithë jemi informuar nga media, nuk jam i informuar nqs ka ndonje qendrim zyrtar tuajin per kete ceshtje sa e vertete eshte, por habitem pse nuk i drejtohesh Kazanit dhe ti tregosh vendin sic ke bere ne disa raste kur e ka merituar, nqs eshte thjesht FAKE NEWS.” – shkruan ndjeksi ndërkohë që nuk merr më asnjë përgjigje nga Kryeministri.

I vetëmi reagim që ka ardhur nga një zyrtar i lartë i qeverisë është  reagimi në rrjetet sociale i ministrit Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën reagim i cili ka rritur dyshimet për debatin që është nxitur kohët e fundit për ngritjen e kampeve të refugjatëve në vendin tonë. Majko refuzon që Shqipëria ta pranojë këtë “ftesë” evropiane për hapjen e negociatave dhe ish- krymenistri këtë gjë e di mirë.”

“Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane.”

Jam i bindur, që Brukseli nuk mund ti kërkojë një vendi dhe populli, ndryshimin e strukturës së vet sociale duke vënë në diskutim sigurinë e tij kombëtare dhe më gjerë.

Të huajt që të vinë në derën e shtëpisë për ndihmë, janë miq! Ata që ti sjellin… janë miq të refuzuar të dikujt tjetër. Ky është përkthimi që shqiptarët do ti bëjnë një ftese për kampe refugjatësh në Shqipëri.” ka shkruar Majko.

Debati i Kryeministrit  me ndjeksit në FB

Eta Qoli Lere sheshin komunist, po shiko ate punen e refugjateve. Nuk na duhet BE me keto kushte, ose po dhe visten ke dhene dhe tenden.

Edi Rama Po po, do shikoj edhe punen e marsianeve qe do zbarkojne ne Shqiperi, patjeter😂 Lum budallai qe hedh gurin ne lume dhe gjen kaq shume te mencur qe zhyten e nuk e gjejne dot

Johny Johny Edi Rama ti nuk je mir nga trute e kokes,njerzit po pyesin ne serjozitet dhe tension te larte ne lidhje me lajmin se mendohet qe do vijne 600 mij ne vendin tone,ti ben karagjozin kur kthen pergjigje,ke mend ne koke ti apo jo..kthe pergjigje serjoze dhe jo si karagjoz..

Edi Rama Johny Johny lajmi? Cili lajm? Kush e dha? Ku? Ka vetem nje pergjigje te mundshme per kete, hedh budallai gurin ne lume dhe i mencuri Johny Johny eshte ne tension

Johny Johny Edi Rama ky johny te ka dhon voten qe kur kam mbush moshen 18 vjec..kam qen socialist me shpirt,po keto lloj pergjigjesh prej arroganti dhe mendje kulluari,nuk po i pelqejne me as johny-t dhe shume john-ave te tjere si puna ime..keshtu qe po te pyes qe te kthesh nje pergjigje serjoze te lutem..eshte e vertete qe mund te vijne 600 mije ose me pak Sirian ne vendin tone z.kryeminister?

Olsi Heqimaj Edi Rama po 600 mije jane sa e tere Tirana, ku do i fusesh ?, kot per kurjozitet.

Edi Rama Johny Johny edhe njehere Johny, mos ngaterro sinqeritetin me arrogancen dhe kuptoje qe kjo eshte nje idiotesi kaq e madhe, po kaq e madhe, se sinqerisht nuk ka asnje mundesi te merret seriozisht! Jo vetem qe nuk eshte e vertete, po nuk ka se si te jete e vertete dhe nuk ka se ku te gjenden 600 mije siriane per t’u grumbulluar ne Shqiperi, edhe sikur, ta zeme per nje moment, se dikush qe nuk ekziston do donte t’i mblidhte

Edi Rama Olsi Heqimaj he pra he, ku do i fus? Do t’i fus ne thesin e budallalleqeve ku tjeter?

Olsi Heqimaj Edi Rama ashtu shpresojme te jete

Olsi Heqimaj Zoti Kryeminister te gjithe jemi informuar nga media, nuk jam i informuar nqs ka ndonje qendrim zyrtar tuajin per kete ceshtje sa e vertete eshte, por habitem pse nuk i drejtohesh Kazanit dhe ti tregosh vendin sic ke bere ne disa raste kur e ka merituar, nqs eshte thjesht FAKE NEWS.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY