Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk mbaron, KKT miraton lejën për ndërtim...

Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk mbaron, KKT miraton lejën për ndërtim të kullës 21 kate

326
0
Shares

Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar  një leje ndërtimi për një kullë 21 kate mbi tokë dhe katër nëntoke me orientim shërbime dhe banim. Objekti për të cilin bëhet fjalë ndodhet në rrugën Dervish Hima në kryeqytet me kompani ndërtuese Gener 2.

Por nuk është kjo e vetmja leje e miratuar nga KKT. Sipas axhendës janë të paktën 21 vendime që përfshijnë miratimin e dy planeve vendore Pukë dhe Mirditë, nismën e Planit Kombëtar Sektorial dhe Planin e Detajuar të Zonës së Rëndësisë Kombëtare në Zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë.

Një tjetër leje është dhënë për shtesë katesh dhe Rikonstruksion fasade për objektin: “Sky Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lani” sh.p.k.

Në listën e vendimeve janë edhe disa leje për ndërtimin e një seri hidrocentralesh në disa zona të vendit duke nisur nga Gramshi në Mirditë, Mat dhe Korçë. Në total janë të paktën pesë leje për burime të reja gjeneruese.

Kompania që ka me koncesion rrugën e Kombit Albanian HighWay Concession ka kërkuar leje ndërtimi Zyra 4 Kat me 2 Kat nëntokë në Mjulle Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari ndërkohë që kompania Gjoka që ka marrë të drejtën e ndërtimit të rrugës së Arbrit ka kërkuar lejen e ndërtimit për zbatimin e projektit.

Ceremonia e fillimit të punimeve për këtë rrugë u zhvillua në fillim të kësaj jave ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Damian Gjiknuri.

Vendimet e miratuara në mbledhjen e KKT datë 20 qershor

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Pukë.

Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Mirditë.

Për miratimin e Nismës të Planit Kombëtar Sektorial në fushën e turizmit, me propozim të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

Për miratimin e Nismës të Planit të Detajuar të Zonës së Rëndësisë Kombëtare (PDZRK) në Zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë, me propozim të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Për ndërtimin e Rrugës së Arbrit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, Klos, Bulqizë dhe Dibër, me subjekt zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Furnizimi i ri me 110/20 kV i Velipojës dhe ndërtimi i nënstacionit 110/20 kV Bushat, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër”, me subjekt zhvillues Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Depo qendrore e barnave dhe materialeve mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Leje Ndërtimi për objektin: “Korpus Universitar “Universiteti Aldent”, në Lundër, Njësia Administrative Farkë, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Adem Alushi.

Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime “Tirana’s Rock”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “ANA” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbime me 21 kate mbi tokë dhe 4 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën: “Dervish Hima”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gener 2” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Polifunksionale 9 kate “West Residence”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Invest Society” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Pisha”, në përroin e Holtës, Bashkia Gramsh, Qarku Elbasan, me subjekt zhvillues shoqërinë “Greentech Energy Systems” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, Hidrocentralit “Thirre”, në përroin e Thirrës dhe në degët formuese të tij, ai i Kumbullës, Runjës dhe Qarrit, degë e lumit Fan i Vogël, Bashkia Mirditë, Qarku Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sang 1” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Deni”, në përroin e Përpizës, në krahun e djathtë të rrjedhës së lumit Mat, Bashkia Bulqizë, qarku Dibër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “AsiTre”
sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Razdoll”, në përroin e Razdollit, degë e lumit Osum, Bashkia Kolonjë, qarku Korçë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hidro Vizion” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i burimit të ri gjenerues të energjisë, hidrocentralit “Gurra, në përroin e Gurrës së Madhe dhe degë të saj, në anën e majtë të lumit, mbi digën e Hec Shkopeti, Bashkia Mat”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ulëza Ndërtim” sh.p.k.

Për shtyrje afati të lejes së ndërtimit, për objektin “Rehabilitimi me Efiçncë Energjetike i Konvikteve të Qytetit Studenti Nr. 2, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë shitje karburanti dhe godinë ndihmëse 1 Kat në Rrugën “Hysen Kertusha”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt Shërbimi dhe Zyra 4 Kat me 2 Kat nëntokë për Albanian Highëay Concenssion, në Mjulle Bathore, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë katesh dhe Rikonstruksion fasade për objektin: “Sky Tower”, me vendndodhje në Rrugën: “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lani” sh.p.k.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 27.04.2018 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY