Vdiq në qeli/Akuzat e prokurorisë dhe kërkesat e prindërve të Enea Ftojit

Vdiq në qeli/Akuzat e prokurorisë dhe kërkesat e prindërve të Enea Ftojit

110
0
Shares

Prokuroria  akuzon 3 efektivët e komisariatit të Korçës për mosdhënie ndihme ndaj Enea Ftojit, të riut që vdiq në qelitë komisariat. 3 efektivë të policisë sipas prokurorisë e kanë të lënë të vdiste Enea Ftoin, duke mos i dhënë ndihmën e nevojshme.

Pavarësisht se ekspertiza ligjore arriti në përfundimin se nuk ishte ushtruar dhunë ndaj Enea Ftoj në komisariatin e Korçës, familjarët e tij pretendojnë të kundërtën. Ata thonë se do të kërkojnë zhvarrosjen e trupit.

Ka dhunë barbare. Isha vetë në morg dhe i kam parë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe ne fytyre kishte të ënjtura dhe shenja. Lajmin qe ai ndërroi jetë e mora vesh në gjykatë jo nga policia. Jemi te bindur qe është dhunuar. Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit dhe te behet përsëri ekspertize. Do të bëjmë vetëgjyqësi. Do e kërkoj zgjidhjen e çështjes deri në vdekje. Fëmijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtëpia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma ble askush, thotë Babai i Enea Ftojit, për ora news

Ndërsa nëna e Enea Ftoj thotë se, “Është ushtruar shume dhunë ndaj djalit, në krah, këmbë, fytyrë. Unë do ta kërkoj të drejtën e tij, dua ta zhvarrosin trupin. Dua eksperte nga jashtë qe te beje ekspertizën përsëri. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. E takova ne paraburgim. Nusja hyri nga dritarja dhe Enea na tha qe po e rrihnin. Policia te hape kamerat. Do kërkoi vetëgjyqësi si nëna e tij.

Këto janw të dhënat sipas ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë Prokuroria e Korçës do të vazhdojë ende hetimet.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY