Mbledhjet e komisioneve në tension, Balliu ‘nxeh’ Braçen

Mbledhjet e komisioneve në tension, Balliu ‘nxeh’ Braçen

106
0
Shares

Në vetëm 2 ditë, të gjitha mbledhjet e komisioneve janë shoqëeruar me debate, tension dhe si rrjedhoje prishje të diskutimeve duke sjellë largimin e antarëe. Edhe mbledhja e komisionit te Ekonomise nuk u ka shpëtuar debateve këtë të merkurë.

Një përplasje mes deputetit të PD Klevis Balliu dhe kryetarit të komisionit, Erjon Brace ka mjaftuar për të ndërprerë mbledhjen. Erjon Braçe nuk ka duruar ndërhyrjet e demokratit dhe ka vendosur mbylljen e punimeve të seancës pa diskutuar projekt ligjet.

Braçe është larguar duke paralajmëruar deputetin e PD se nuk do të zhvillohen me mbledhje të komisionit sa të jetë ai prezent në sallë.

 DEBATI

Balliu: Zoti kryetar, cfarë justifikimi ke për 129…

Brace: Ore do rrish tani të mbaroj unë fjalinë?

Balliu: Mbylle tashi…

Brace: Mbledhja mbyllet këtu

Balliu: Po të fala mbylljes e kujt të dush, përgjigju këtyre letrave këtu.

Brace: Nuk bëhet më mbledhje sa herë të jesh ti, kaq e thjeshtë

Balliu: Më e lehtë është, më shumë shanse ka unë të hyj këtu brenda se sa të hysh ti.

Brace: Ja e shofim, pa merak, e shofim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY