Robert Ndrenika: Kam shumë dyshime, godina e re t’i perkase artisteve jo...

Robert Ndrenika: Kam shumë dyshime, godina e re t’i perkase artisteve jo biznesit. Veliaj ngazellehet ne twiter

284
0
Shares

Aktori Robert Ndrenika, në një intervistë dhënë sot për gazetën “Dita”, thotë se shqetësimi i tij nuk është fakti që do shembet Teatri Kombëtar dhe do të ndërtohet një i ri, por qe hapësira e teatrit qe i takon artisteve mund ti jepet dikujt qe do shfrytëzohet për qëllime biznesi.

“Kush do ta ndërtojë? Kjo është çështja. Ka shumë dyshime, nuk ka transparencën e nevojshme kur bëhet një ndërmarrje e tillë e madhe që ka edhe ndjeshmëri të lartë shoqërore, përtej komunitetit të artistëve…  Ajo që ne kundërshtojmë është dhënia e kësaj sipërfaqeje dikujt, një ndërtuesi privat le ta themi, dhe më këtë mendohet se është gjetur zgjidhja. Jo, kjo nuk është zgjidhja. Unë jam që të ndërtohet godina e re që t’i përkasë vetëm teatrit dhe artistëve dhe jo të përdoret për qëllime biznesi. Unë flas në emër të artistëve, të atyre që kanë shkuar dhe atyre që do të vijnë. Flas pra edhe në emër të atyre artistëve të mëdhenj që nuk jetojnë më por që kanë bërë historinë e këtij teatri, si Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Kadri Roshi, Prokop Mima, Violeta Manushi e sa e sa të tjerëve që të më falni që nuk po i përmend dot të gjithë këtu. Kur dal të protestoj pikërisht ata artistë të mëdhenj kam në mendje. Ndaj dhe pyes veten para se t’u drejtohem të tjerëve: Si do të silleshin ata përpara një akti të tillë? Unë po bëj atë që mendoj se do të bënin edhe ata”, – thotë Ndrenika.

Pas kësaj interviste, ka reaguar kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili në Tëitter shkruan se Ndrenika është pro ndërtimit të Teatrit të Ri dhe e cilëson këtë lajm te shkëlqyer.

“Lajm i shkëlqyer qe i madhi Robert Ndrenika është PRO Teatrit te Ri! Asnjë milimetër nuk merret e garancia për këtë është një negociate ku aktoret dhe arkitektet bëhen pjese me po këtë fryme bashkëpunimi qe shfaq kaq bujarisht miku ynë Ndrenika për Teatrin e Tiranën qe duam.” – shkruan Veliaj. (Lapsi.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY