FOTO/ Jetonin si ‘mbretër’, shqiptarët e arratisur nga paraburgimi

FOTO/ Jetonin si ‘mbretër’, shqiptarët e arratisur nga paraburgimi

114
0
Shares

Ata u arratisën mëngjesin e së martës nga paraburgimi në komisariatin e Athinës. Arritën të presin hekurat dhe të hidheshin nga 10 m lartësi duke i shpëtuar policisë. Ndërkohë mediat greke, kanë shkruar në lidhje me jetën e shtrenjtë që tre shqiptarët bënin.

Është shkruar se ata kishin makina lukzoze, skafe dhe të tërhequr pas femrave. Ndonëse nuk e tregonin jetën e tyre të vërtetë as në rrjetet sociale, ajo jetë që ata bënin, i kalonte pritshmëritë.

Policia ka kontrolluar banesat e tyre duke gjetur sende që justifikojnë jetën e tyre të shtrenjtë dhe faktin se ata vërtet vidhnin duke filluar me aparatë fotografish, celularë të mirë, ora të shtrenjta, mjete të tjera të vjedhura si dhe 120 kg hashash.

Policia ende është në ndjekje të shqiptarëve të cilët akuzohen për të paktën 72 vjedhje në Athinë. Autoritetet kishin punuar për një kohë të gjatë për t’i vendosur ata në pranga më 19 mars të këtij viti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY