Urgjencat mjekësore, çelët tenderi për 32 autombulanca te reja

Urgjencat mjekësore, çelët tenderi për 32 autombulanca te reja

410
0
Shares

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore  do të ketë së shpjeti në dispozicion 32 autoambulanca të reja për të plotësuar nevojat e qendrave mjekësore dhe zëvendësuar mjetet e vjetra apo që nuk funksionojnë më.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka hapur tenderin për blerjen e ambulancave, të ndarë në dy lote, me një fond limit total prej 198 milionë lekësh, ose rreth 1.58 milionë euro.

Mjetet do të jenë plotësisht të pajisura me pajisje mjekësore si: set ajrosës, qafore, barrelë për shtyllën kurrizore, pompë thithëse portative, aparate tensioni, stetoskop, set diagnostifikues, termometër, defribrilator, barrela, karroca transportuese etj.

Ndërkohë, 2 autoambulanca që i përkasin lotit tjetër, do të jenë të pajisura sipas modelit C, që nënkupton kujdesin intensiv për rastet më të rënda. Krahas pajisjeve të mësipërme, ato do të jenë të pajisura me barrelë për thyerje këmbësh, spinal të shtyllës kurrizore, çantë reanimacioni, set lindje, set djegje, ventilator pulmonat, etj.

Përmes shtimit të autoambulancave, Ministria e Shëndetësisë synon të ulë kohen e reagimit duke e çuar në 16 minuta në qytete dhe 43 minuta për zonat interurbane. Shtimi vitin e kaluar me 20% të numrit të ambulancave solli një ulje të kësaj kohe me nga 2 minuta për çdo zonë.

32 autoambulancat shtesë do të ndihmojnë në përballimin e fluksit të madh të thirrjeve për ndihmë që i drejtohen urgjencave, ku vetëm në kryeqytet janë rreth 450 thirrje ne dite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY