Kupa e Botës/ 20 qershor, 3 ekipet që zbresin në fushën e...

Kupa e Botës/ 20 qershor, 3 ekipet që zbresin në fushën e lojës, ndeshjet vendimtare

142
0
Shares

Sot do të luhen 3 ndeshje, të cilat do të jenë dhe vendimtare për skuadrat e ditës së shtatë të botërorit. Spanjë, Portugali dhe Uruguai, janë këto 3 skuadrat e mëdha që do të zbresin në fushë në ditën e 7-të të Botërorit, Rusi 2018. Beteja e parë do të ndodhë mes Portugalisë dhe Marokut në Luzhniki Arena.

Portugali, kujtojmë se mezi arriti një barazim ndaj Spanjës me super lojën e Cristiano Ronaldo që shënoi një tre golësh, ndërkohë që Maroku nuk ia fal dot vetes dhe sot e kësaj dite me autogolin e bërë ndaj Iranit ku në fund doli pa pikë nga ajo ndeshje. Portugali-Marok është beteja që vë përballë dy shtet që janë shumë afër me njëri tjetrin me pikë.

Afrikanët luajnë sot për një shans kualifikues, ndërsa Portugalia duhet të jetë fituesja e betejës me Marokun, në mënyrë që të mos lejojë Spanjën të kualifikohet nga beteja me Iranin.

Uruguai 2-herë kampion bote, nga grupi B tek grupi A, në orën 17:00 në Rostov Arena, do të luajë përballë Arabi Saudite për ti mundësuar vetes kalimin në raundin tjetër.

Në orën 20:00 në Kazan Arena do të vijë  Spanja, e cilapas largimit të  Lopeteguit, është fokusuar te ndeshja me Iranin për të siguruar 3 pikët. 1-herë kampionët e botës do të sfidojnë Iranin,  një sfidë për vendin e parë në grup që aktualisht në mënyrë surprizuese mbahet nga  aziatikët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY