Vasili:Rama dhe Veliaj harxhuan 140 milionë euro për zyra e makina, i...

Vasili:Rama dhe Veliaj harxhuan 140 milionë euro për zyra e makina, i japin teatrin privatit

132
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka cilësuar gënjeshtra deklaratat e bëra nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj, se ndërtimin e Teatrit duan t’ia japin privatit pasi qeveria nuk ka lekë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vasili akuzon se Rama dhe Veliaj kanë harxhuar mbi 140 milionë euro për zyra dhe makina, ndërsa tani thonë se nuk kanë lekë për teatrin.

POSTIMI I PLOTE I VASILIT:

140 milion euro gllaberoi qeveria per zyra,makina e vila,ndersa per Teatrin Kombetar s’ka leke.

Po si s’kane turp qe genjejne keta,qeveri e bashki,qe do shkaterrojne Teatrin dhe do tja hapin privateve se gjoja s’kane leke.

Keta leke kane pasur pa fund dhe vetem per zyra,makina te shtrenjta per qeveritare e ofiqare gjithfaresh,vila qeveritare e transferime zyrash kane bere rrush e kumbulla dhe pa ju skuqur faqja fare plot 140 milion euro

Për vitin 2017 jane plot 30 milionë euro shpenzime vetëm për Kryeministrinë. Në vitin 2015 shpenzimet e luksit për qeverinë arritën në shifrën e 91 milionë eurove dhe në vitin 2016 kjo shumë shkoi në rreth 22 milionë euro.

Pra, 140 milion euro kane baderdisur në tre vitet e fundit, vetëm për zyra dhe lukse te tjera kryeministri dhe te tijte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY