Euro hyn në dilemë të madhe, Banka Qendrore nuk ndal dot rënien

Euro hyn në dilemë të madhe, Banka Qendrore nuk ndal dot rënien

245
0
Shares

Monedha e përbashkët europiane ka ndalur rënien përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 125.6 lekë, 0.09 pikë më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Pasi u çmua me më shumë se 4 lekë pas deklaratës së Bankës së Shqipërisë se do të ndërhyjë në mënyrë të jashtëzakonshme në tregun vendas. Me përfundimin e efekteve psikologjike euro hyri sërish në trendin rënës, duke humbur pikë përkundrejt lekun për katër ditë radhazi.

Me mbërritjen  e verës, pritet që efektet sezonale të ushtrojnë presion për një nënçmim të mëtejshëm të monedhës së përbashkët, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët (që këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord) dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se mund të ndërhyjë sërish në treg. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha gjatë samitit të shtatë rajonal të Guvernatorëve të bankave qendrore rajonale se nëse do te gjendet e nevojshme, do të detyrohen të blejnë më shumë valutë në treg.

Dollari amerikan vijon të çmohet përkundrejt monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot me 108.86 lekë. Rreth 0.4 pikë më shumë se një ditë më parë.  Monedha e gjelbër po fiton pikë përkundrejt euros në tregjet ndërkombëtare.

Euro duket se po përjeton një periudhë të dobët edhe në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të publikuara nga Financial Times,  një euro këmbehet me 1.15 USD, shumë pranë nivelit më të ulët të 12 muajve të fundit. Tregjet janë lëkundur për shkak të qeverisë së dalë nga koalicioni i formuar në zgjedhjet e fundit në Itali, ku edhe pse kanë rënë dakord se do të qëndrojnë në Eurozonë kanë kërkuar që të rinegociojnë kushtet e qëndrimit.

Janë pikërisht pasiguritë politikë që kanë lëkundur monedhën e përbashkët në tregjet ndërkombëtare.monitor.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY