DEKLARATA/ Kallëzim penal për oficerët që nuk mbrojtën deputetët.

DEKLARATA/ Kallëzim penal për oficerët që nuk mbrojtën deputetët.

92
0
Shares

Kryetarja e Komisionit të medias, deputetja demokrate Albana Vokshi ka reaguar pas situatës që u krijuar sot në Kuvend me praninë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.  Vokshi dënoi mosreagimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi pas thirrjeve të saj, ndërsa deklaroi se do të ketë një kallëzim penal për oficerët e gardës që nuk mbrojtën deputetët por kryetarin e bashkisë.

Ajo tha se për atë çka ndodhi sot në komision do informojnë ndërkombëtarët.

Deklarata e plote e kryetares sw Komisionit të medias:

“Tentativa e sotme ishte që t’i mbyllej goja opozitës. Për fatin tonë shumë të keq edhe si qytetarët të Tiranës edhe si deputetë, sot roli i ishte caktuar Erion Veliajt që të vinte i paftuar, në shkelje të rregullores dhe të tentonte të uzurponte këtë mbledhje vetëm dhe vetëm që t’i hiqnin mundësinë opozitës për të bërë transparencë mbi këtë vjedhje të madhe që po bëhet për të tjetërsuar pronën publike për t’ia dhënë privatit për përfitime marramendëse. Kishim një kryetar bashkie që vjen i paligjshëm për të uzurpuar parlamentin.

A është parë e dëgjuar kjo gjë? Kishim një kryetar bashkie që i hakërrehej oficerëve të Gardës. Oficerët e Gardës kishin marrë urdhër nga Rama e Veliaj që t’i kundërviheshin deputetëve. I bëra thirrje Gramoz Ruçit të ndërhynte. Për të ardhur keq që kryetari i Kuvendit nuk ndërhyri. Për të ardhur keq që drejtori i gardës nuk ndërhyri për t’i dhënë urdhër oficerëve për të nxjerrë Erion Veliajn. Veliaj ta harrojë që mund të bëjë arrogantin dhe dhunuesin.

Ndaj ne, ashtu sikurse Alibeaj propozoi do ta ngremë çështjen e gardistëve që nuk ndërhynë në shkelje të ligjit. Kallëzim penal për oficerët që nuk ndërhynë për të mbrojtur deputetët.

Atë çka ndodhi sot do tua tregojmë të gjitha ambasadave, delegacionit të BE, PE-së dhe gjithë delegacioneve të tjera. Veliaj mund të bëjë çfarë do ai në zyrën e tij por jo këtu. Ai ka dhënë një deklaratë të çorientuar. Dua t’ju jap vetëm një shifër, vetëm në 3 muajt e parë janë dhënë 231 leje ndërtimi.

Ajo që po i bën Erion Veliaj Tiranës është krimi më i madh. Sa herë vjen PS në pushtet, Tirana betonizohet, shkatërrohet. Të gjitha projektet që nisi Lulzim Basha, merita e vetme e Erion Veliajt është që i privatizoi. Shpreh keqardhjen edhe për deputetët e maxhorancës që kishin mundësinë të distancoheshin por u bënë levë e Ramës e Veliajt.

Nuk më intimidon as propozimi i Ballës. Jo Albana, jo deputetët e opozitës në këtë komision por të gjithë deputetët e opozitës nuk do heqin dorë nga e vërteta. Ne do vazhdojmë, do e thërrasim të hënën, të martën të mërkurën, deri sa ministrja të paraqitet. Do bëjmë transparencën, gjithçka për të ndalur aktin kriminal”, deklaroi Vokshi.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY