Veliaj provokon Vokshin. Grada nuk nderhyn. Flamur Noka irritohet: Ti zogu...

Veliaj provokon Vokshin. Grada nuk nderhyn. Flamur Noka irritohet: Ti zogu i Tiranes

141
0
Shares

Veliaj vazhdon të provokojë Vokshin, do të flas në emër të Kumbaros për Teatrin. Kryetarja e  Komisionin ka kërkuar ndërhyrjen e gardës por ajo s’ka ndërhyrë ndaj Vokshi i bën thirrje Kryetarit të Kuvendit Gramoz Rucit të ndërhyjë.

Debati mes palëve:

Veliaj: Po bën teatër

Vokshi: S’e merrni dot fjalën pa ua dhënë une, ju bëni zhurmuesin atje

Veliaj: Sapo të thashë që nesër Sheshi Skënderbej eshtë për një cmim në Barcelonë

Vokshi: A mund ta mbyllni

Veliaj: Erdha sic më kërkuat

Vokshi: Mbyllni mikrofonin

Veliaj: Po gënjen

Vokshi: Mos u trego arrogant

Veliaj: Sic po bëni me aktorët dhe tratrin

Vokshi: Mos u bëni arrogant mund të qëndroni më lart se kaq

Veliaj: Ki dinjitetin të thuash të vërtetën nëse do të bësh aktoren shko bëj audicion

Vokshi: Ki kujdes me gjuhën që përdor se juve

Veliaj: Erdha për respekt, edhe ti i thua ik, keni frikë?

Vokshi: Ti duhet të zbatosh ligjin

Veliaj:E humbisni kauzën, shkoni me bisht në shalë dhe Tirana fiton

Vokshi: Jeni bërë për të ardhur keq. Unë mund t’ju nxjerr dhe jashtë ke ardhur i paftuar se nuk doni të keni ministren vetëm

Veliaj: Iku koha kur ju nxirrni jashtë. Nesër merr cmim Sheshi Skënderbej nuk mund të jem. Ti do qetësohesh dhe do kuptosh se cdo sulm që keni bërë…

Vokshi: Këtu drejtoj unë jo juve, mbyll mikrofonin

Veliaj: Shiko deputetët e PD të gjithë i ke për kafe te Pazari i Ri. Ke pasion të bësh aktore, dështove dhe ke sjellë teatrin në Parlament

Vokshi: Të dalin kamerat përjashta. Pesë minuta pushim. Ndërpritet mbledhja

Veliaj: Pse ke frikë nga e vërteta? Të ka marrë në qafë kryeministri ty, që të thotë Pamela

Vokshi: I thashe Gardes po Garda ka frike ta nxjerri jashte, cfare ti them une Gardes. (kerkon te nderprese mbledhjen sa te largohet Veliaj)

Rinis e tensionuar mbledhja

Vokshi: Garda nxirrni kryetarin e Bashkise jashte.

Veliaj: E ke bere sistem antikulture, me ftove, me degjo dhe mos genje, mos perdor aktoret, po abuzon si te Pazari i ri. Po i perdor njerezit si kokoshka. Bashka e Tiranes eshte ne kulmin e vet.

Vokshi: Ketu vendos Kushtetuta. Garda nxirreni perjashta.

Noka: Zogu i Tiranes, degjo ketu

Komisioni i Medias seancë dëgjimore me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, në lidhje me Godinen e Teatrit Kombëtar. Partia Demokratike është kundër prishjes së tij.

Publiée par Lulzim Basha sur mardi 19 juin 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY