Skuadra ”Shimpanze” kampione e botërorit të fëmijëve, luante dhe një shqiptare

Skuadra ”Shimpanze” kampione e botërorit të fëmijëve, luante dhe një shqiptare

160
0
Shares

Finalja e ”Futboll për miqësi”, ka nxjerrë fitues ekipin ‘Shimpanze”. Finalja u mbajt në Moskë. Ekipi fitues, në fazën e parë, gjendej në të njëjtin grup ku luante edhe skuadra pjesë e të cilës ishte Megi Jata, vajza 12-vjeçare që përfaqësoi vendin tonë në këtë program social të Gazprom. Në ndeshjen mes tyre “Shimpanze” fitoi me një rezultat të thellë.

32 ekipe me fëmijë nga 211 vende dhe rajone të botës përjetuan një eksperiencë të rrallë në Rusi. Për disa ditë me radhë, 32 ekipe me fëmijë nga 211 vende të botës, zhvilluan ndeshje futbolli mes tyre.. Ekipet mbanin të gjithë emrat e kafshëve më të rrezikuar për t’u zhdukur sot në botë.

Në secilin ekip ishin 6 fëmijë me kombësi të ndryshme.Skuadra fituese, “Shimpanze”, kishte në përbërjen e saj lojtarë nga Dominika, Kolumbia, Malavia, Benini, Republika Demokratike e Kongos, St Kitts dhe Nevis si edhe trajner një i ri nga Rusia.
Në fund të turneut ishin ata që triumfuan mbi të gjitha ekipet e tjera.

Ky ishte viti i gjashtë i “Futboll për miqësi”, por hera e parë që merrnin pjesë përfaqësues nga e gjithë bota në total rreth 5 mijë vetë.
Në fund të kësaj nisme sociale të mbështetur nga organizmat ndërkombëtar të futbollit si FIFA dhe UEFA e të gjitha federatat e futbollit fëmijët përcollën mesazhin e miqësisë mes kombeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY