Qëlloi me armë bashkëshortin, tregon arsyen

Qëlloi me armë bashkëshortin, tregon arsyen

179
0
Shares

Violeta Donaj dy ditë më parë qëlloi me armë bashkëshkortin e saj duke i marrë dhe jetën. Nëna e dy fëmijëve, 7 dhe 14 vjeç, në rrëfimin e saj para Policisë për vrasjen e bashkëshortit, tregon shkakun pse e qëlloi bashkëshortin e tij duke thënë se kishin probleme dhe nuk e duronte dot më.

35-vjeçarja, i ka treguar policisë se nuk e dinte se çfarë po bënte derisa mori armën në makinë dhe e qëlloi pa u menduar dy herë.

Nuk e di sesi e bëra, thjesht kujtoj që mora pistoletën dhe e qëllova. Isha e lodhur nga sjellja e tij, duke luajtur bixhoz dhe duke na krijuar probleme ekonomike e më pas ishte bërë shumë xheloz. U takuam për të vijuar si çdo herë punën tonë, por patëm një debat dhe unë kam hyrë në makinë (familjare), aty kam gjetur pistoletën, të cilën e mora me vete dhe shkova te tregu dhe e kam qëlluar. Nuk e dija se çfarë po bëja, por e kam parë bashkëshortin e shtrirë dhe kuptova se i kisha dhënë fund gjithçkaje, edhe jetës së familjes sonë. Fillova të dridhesha dhe më pas e kam parë veten të futur në një makinë, derisa erdhi Policia. Kishim probleme. Mundohesha t’i fshihja duke menduar se gjërat do të rregulloheshin, por nuk ndodhi. Ajo që bëra ishte një moment dobësie dhe lodhje e madhe, duke e përjetuar problemin në familjen tonë”, –  ka thënë para hetuesve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY