Gjoba elektronike nga policia rrugore. Ja si do të aplikohet

Gjoba elektronike nga policia rrugore. Ja si do të aplikohet

952
0
Shares

Policia e Shtetit do të ndryshojë procedura për vendosjen e gjobave ndaj drejtuesëve të mjetit. Qeveria shqiptare ka akorduar rreth 2 milionë USD për ngritjen e sistemit të gjobave elektronike për Policinë e Shtetit. Mësohet se, pas bërjes së tenderit, firma fituese do të vërë në punë këtë sistem vetëm për 4 muaj, ndërsa për 48 muaj do të mirëmbahet.

Sipas dokumenteve që disponon Tpz.al, momentalisht, verbalizimi nga ana e Policisë Rrugore, kryhet në mënyrë fizike, përmes një blloku të stampuar proces-verbalesh, të cilat plotësohen nga agjenti verifikues manualisht.

“Kur agjenti verifikues nuk gjen pronarin e mjetit në vendngjarje është i detyruar të lidhet më qendrën për të marrë informacion mbi pronësinë dhe të dhënat e mjetit në fjalë. Pas plotësimit të proces verbalit në format letre, në fund të turnit depozitohen fizikisht në zyrën ose qendrën nga e cila varet agjenti verifikues, procesverbalet e plotësuar. Sipas afateve të përcaktuara në ligj, koha nga regjistrimi, verifikimi deri tek njoftimi i kundravajtësit është e lartë dhe gjeneron kosto shtesë”–  thuhet në këtë dokumente.

Sipas saj, të dhënat nga blloqet fizik hidhen manualisht në sistemin e-gjoba, i cili është i ngritur në serverat e Policisë së Shtetit. Ky sistem është i përbërë nga një databazë, aplikacion web dhe webservice për ndërveprimin me sisteme të tjerë.

Sipas qeverisë, objektivi i përgjithshëm është të ketë një proces të shkurtër, të shpejtë, me sa më pak kosto dhe regjistrim në kohë reale të të gjitha verbalizimeve të realizuara. Do të kërkohet informacion në kohë reale nga ana e agjentit verifikues përmes pajisjes elektronike (kompjuterë  mobile), verbalizim me plotësim automatik për shmangie gabimesh në regjistrim, printim i menjëhershëm i proces-verbalit, regjistrim në kohë reale të verbalizimit, vijim i automatizuar i procesit të njoftimit dhe konsultim në kohë reale të gjobave nga qytetarët.

Mësohet se qëllimi kryesor i implementimit të sistemit të gjobave elektronike, është rritja e efiçencës dhe efektivitetit, reduktimi i gabimeve, shkurtimi i kohës dhe rritja e transparencës në procesin e identifikimit dhe ndëshkimit të kundravajtjeve rrugore.

“Nëpërmjet këtij projekti, synohet të arrihet integrimi i sistemit të gjobave elektronike, që nga pajisjet adapte për verbalizimin elektronik në terren, tek aplikacioni mobile që mundëson procesin, ndërtimi i metodave të komunikimit me sistemin elektronik të gjobave të Policisë së Shtetit, dhe lidhja e këtij sistemi me portalin unik qeveritar e-albania, në të cilin, qytetarët e regjistruar do të informohen në kohë reale për gjobat e marra, përmes webserviceve ne sistemin e-gjobat dhe do të kenë mundësi t’i paguajnë ato online përmes shërbimit ekzistues ne portalin e-albania.” – thuhet më tej, në dokumente.

Më hollësisht, kjo procedurë synon:

1- Krijimin e një aplikacioni mobile për regjistrimin në kohë reale të verbalizimeve që do të mund të plotësohet edhe pa prezencën e kundravajtësit në mënyrë automatike për të evituar kështu gabimet në regjistrim, dhe do të printohet e dorëzohet menjëherë ndërkohë që regjistrimi në sistemin e gjobave të policisë së shtetit do të kryhet automatikisht po në kohë reale.

2- Zhvillim i ëebserviseve per komunikimin e sistemit e-gjoba me aplikacionin mobile dhe portalin e-albania.

3- Sigurimin e pajisjeve fizike për verbalizimin elektronik nëpërmjet të cilave do të mundësohet instalimi i aplikacionit mobile dhe do të sigurohet një eksperiencë e thjeshtëzuar dhe e shpejtë për agjentin verifikues që do të regjistrojë dhe dorëzojë një verbalizim.

4- Trajnimin e agjentëve të Policisë Rrugore që do të përdorin pajisjet dhe aplikacionin e prokuruar

5- Sigurimi i nje sistem menaxhimi, me te cilin te gjitha pajisjet te marrin update te qenderzuara apo ndryshime ne sistem pa qene fizikisht, por duke patur vetem sherbim interneti./TPZ.AL/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY