Detaje nga vrasja në Shkodër/ Ekspertiza mjeko-ligjore e specialistit të bravave

Detaje nga vrasja në Shkodër/ Ekspertiza mjeko-ligjore e specialistit të bravave

280
0
Shares

Fillimisht u mendua se vdekja ka qenë për shkaqe natyrale, por pas hetimit të kryer nga ana e policisë dhe ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se vdekja e Mehdi Kavajës kishte ardhur si shkak i dhunës së ushtruar ndaj tij.

60-vjeçari Mehdi Kavaja u gjetur pa shenja jete ne punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai bënte riparime bravash të automjeteve.

Ishin familjarët që gjetën 60 vjeçarin e pajetë në punishten e tij rreth orës 15.30, të cilët njoftuan edhe policinë. Efektivë të kësaj të fundit bënë transportimin e trupit me anë të ambulancës në spitalin e Shkodrës. Ai njihej si person pa konflikte.

Viktimës i është konstatuar një vrime në kokë dhe pas autopsisë është gjetur edhe një plumb brenda. Por në njoftimin e saj paraprak policia e Shkodrës nuk flet për vrasje. Aty thuhet vetëm se “nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se viktima ka një vrimë në kokë, por pritet akti i plotë i ekspertizës mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit”.

Policia në njoftimin e saj thotë se ka nisur një hetim për çështjen nëse bëhet fjalë për vrasje apo ngjarje aksidentale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY