Super mashtrimi/ Gjeorgjianët ia ‘hedhin’ pronarit shqiptar

Super mashtrimi/ Gjeorgjianët ia ‘hedhin’ pronarit shqiptar

128
0
Shares

Pronari i një zyre të këmbimit valutor në Tiranë mashtrohet lehtësisht nga dy gjeorgjianë. Sipas denoncimit të bërë nga personi i dëmtuar, dy shtetasit gjeorgjianë, Davit Bakhtashvilli dhe Revazi Akobia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin e mashtruan duke i dhënë 150 mijë euro false.

Dy gjeorgjianët kishin realizuar një këmbim të kartëmonedhave me prerje të vogël, me kartëmonedha me prerje të mëdha 200 dhe 500 euroshe.Ndërkohë që pronari i pikës së këmbimit valutor nuk e ka kuptuar në filli, duke u dhënë 150 mijë euro të rregullta.

Në kohën kur pronari i pikës së këmbimit valutor kuptoi mashtrimin ishte tepër vonë, pasi gjeorgjianët, jo vetëm që ishin larguar, por lanë edhe shumë pak gjurmë për t’u identifikuar plotësisht.Përveç emrit dhe mbiemrit të shënuar në pasaportë, për ata nuk asnjë të dhënë tjetër, atësi apo vendbanim.

Me gjithë letërporositë që u janë dërguar autoriteteve gjeorgjiane, deri tani nuk ka asnjë përgjigje. Madje, edhe Gjykata e Tiranës nuk ka pranuar të nisë gjykimin ndaj dy shtetasve gjeorgjianë, pa marrë më parë të dhëna të sakta mbi gjeneralitetet e tyre.

Jemi njohur me raste të mashtrimeve nga Turqia dhe Itali, por mashtrimet po zhvendosen gjeografikisht më në lindje duke i bërë këto raste të përsëritura.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY