“Rama dekoroi vrasësin e Hajdarit dhe përgatit lirimin e vrasësit tjetër”

“Rama dekoroi vrasësin e Hajdarit dhe përgatit lirimin e vrasësit tjetër”

120
0
Shares

Shpallja “Qytetar Nderi” nga Bashkia e  Hasit e Gafur Mazrekut, atentatorit që qëlloi mbi themeluesin e Partisë Demokratike Azem Hajdarin ka marrë reagime të shumta nga publiku dhe deputetë demokratë. Së fundimi edhe djali i ish-kryeministrit Shkelzen Berisha ka reaguar në faqen e tij në Facebook duke ia ngarkuar këtë skandal përgjegjësie kryeministri Rama. Por ai thotë se pas dekorimit të atentatorit, kryeministri po pregatit lirimin e vrasësit tjetër të Azemit.

Deri më tani autoritetet e drejtësisë kanë dënuar me burg si njerëz të përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit , Jaho Saliun dhe Izet Haxhia.

Më herët në lidhje me këtë vendimi kreu i Bashkisë së Hasit Adem Lala tha për media se Mazreku është një nga figurat më të mira të Hasit dhe se “nuk e kupton pse duhet te debatohet figura e tij”.

Ndërsa Rama jo pa qësendi është shprehur: “Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë”, ndërkohë që mund të bënte gjithcka për parandalimin e këtij skandali.

Propozimi i një grupi këshilltarësh socialistë në Bashkinë e Hasit ka marrë miratimin  e 13 votave pro dhe 1 abstenim pasi të djathtët nuk morën pjesë në votim, Këshilli vendosi t’i japë titullin e qytetarit të nderit atentatorit të themeluesit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Postimi i Shkelzen Berishës:

“I biri i Kristaqit dekoron vrasesin e Azemit dhe pergatit lirimin e vrasesit tjeter!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY