Skandal/ Atentatorit i Azem Hajdarit nga sot “Qytetar Nderi”. Çfarë bënë...

Skandal/ Atentatorit i Azem Hajdarit nga sot “Qytetar Nderi”. Çfarë bënë këshilltarët e djathtë

118
0
Shares

Gafur Mazreku , atentatori që qëlloi mbi themeluesin e Partisë Demokratike Azem Hajdarin nga sot është qytetar nderi për Hasin.  Për këtë ai u dënua me 8 vjet heqje lirie. Ai u lirua pas pesë vjetësh nën një amnisti të dhënë nga kryeministri Fatos Nano. Në vitin 2005 ai ndahet nga jeta pas një infarkti.

Propozimi i një grupi këshilltarësh socialistë në Bashkinë e Hasit ka marrë miratimin  e 13 votave pro dhe 1 abstenim pasi të djathtët nuk morën pjesë në votim, Këshilli vendosi t’i japë titullin e qytetarit të nderit atentatorit të themeluesit të Partisë Demokratike Azem Hajdari.

Gafur Mazreku është shpallur “Qytetar Nderi” me motivacionin si ‘Personalitet me kontribut në pushtetin vendor’. Këshilltarët e djathtë nuk morën pjesë në votim duke e lënë gjithçka në dorë të majtëve e duke mos marrë pjesë në debat apo nuk deklaruar kundër.

Kreu i Bashkisë së Hasit Adem Lala tha për media se Mazreku është një nga figurat më të mira të Hasit dhe se “nuk e kupton pse duhet te debatohet figura e tij”.

Gafur Mazreku qëlloi me pistoletë në vitin 1997 në Kuvendin e Shqipërisë Azem Hajdarin. Prej ditësh opozita ka dalë kundër këtij akti, që sipas tyre bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama. PD e sheh si një vrasje të dytë për Azem Hajdarin.

Madje dje Berisha deklaroi se dekorimi i atentatorit të Azem Hajdarit është hakmarrje politike primitive duke theksuar se maxhoranca i ka shpallur luftë PD-së.

“Turp! S’ duhet të ishte propozuar asnjëherë. Ç’janë këta këshilltarë që bëjnë këto propozime pa pyetur, e ne nuk dimë gjë”, mësohet të ketë thënë kryeministri Rama në një takim me grupi parlamentar të PS ndërkohë që mund të bënte gjithcka për parandalimin e këtij skandali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY