Mungojnë avokatët, shtyhet vendimi për ish-zv/drejtorin e Burgjeve

Mungojnë avokatët, shtyhet vendimi për ish-zv/drejtorin e Burgjeve

110
0
Shares

Gjykata ka shtyrë datën e marrjes së vendimit për ish-zv/drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labin.

Shkak ka qenë mungesa e avokatëve të tij mbrojtës, që gjykata i dënoi me 50 mijë lekë të vjetra pasi u bënë shkak për shtyrjen e procesit.

Seanca gjyqësore e radhës për Iljaz Labin do të zhvillohet më datën 29 qershor.

Iljaz Labi akuzohet për korrupsion me tendera. Ai u arrestua më 11 korrik të vitit të 2016 por Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndryshoi masën e sigurisë për ish-zv/drejtorin e Burgjeve më 7 prill 2017.

Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.

Sipas hetimeve të organit të akuzës, mësohet se administratorët e kompanive bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

Më pas, administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin.

Shoqëritë, të cilat pranonin të përpilonin dokumentacion për të mos fituar, përfitonin duke lidhur kontrata formale dhe jo formale me shoqëritë fituese dhe operonin në cilësinë e nënkontraktonit me njërën nga shoqëritë fituese.

E gjithë kjo skemë, sipas prokurorisë, ka pasur edhe mbështetjen e zv/drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, Iljaz Labi, i cili krijonte lehtësirat e nevojshme për tenderat. Për këto veprime, ai paguhej nga administratorët me 2 milionë lekë të reja./o-news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY