I pakënaqur me ritmin e punës, Rama u hakërrehet deputetëve të Ps:”Lërini...

I pakënaqur me ritmin e punës, Rama u hakërrehet deputetëve të Ps:”Lërini mesazhet e punësimit”

96
0
Shares

Pas një sërë takimesh dhe bashkëbisedimesh me qytetarët në të gjithë vendin, kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se kryeministri është i pakënaqur me ritmin e punës. Mësohet se ai i ka tërhequr vëmendjen deputetëve që të mos merren me punësime me mesazhe.

Rama: Mos u merrni me punësime me mesazhe. Zgjedhjet në administratë duhet të bëhen përmes konkurseve. Lërini konkurset të funksionojnë. Kujdes me emërimet, ato të bëhen bazuar në anën profesionale, jo militante.

Ai i ka kërkuar deputetëve që të shpërndahen nëpër zona dhe të jenë  sa më pranë qytetarëve.

Rama: Qytetarët kanë halle, pse nuk jeni pranë tyre? Bëni kujdes me taDrejtorët qesharak militante sjellin 10 vota, por heqin 10 çdo ditë duke bërë të pakënaqur njerëzit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY