FOTO/ Forumet rinore në Tiranë bashkë për Haradinajn

FOTO/ Forumet rinore në Tiranë bashkë për Haradinajn

62
0
Shares

Forumet rinore të partive kryesore në vend janë bërë bashkë dhe kanë protestuar përpara ambasadës franceze në Tiranë, për lirimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në protestën para ambasadës franceze kanë marrë pjesë të rinj nga FRESSH, FRPD dhe LRI.
Kujtojmë se Haradinaj u arrestua dosa ditë më parë në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, me pretendimin për krime lufte.
Një ditë më parë, Ministria serbe e Drejtësisë ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt, duke përfshirë edhe dokumentacionin në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Gjatë ditë së djeshme reagoi edhe Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherinit.
Zëdhënësja theksoi se palët duhet t’i përmbahen një klime normalizimi, ndërsa policitë e dy shteteve duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ndër të tjera ajo shtoi se Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë informacione.

15936441_1278258792259169_4212273223758150073_o

15974935_1278258925592489_1108227330857945367_o

15896323_1278258912259157_1644596987714198717_o

15936441_1278258792259169_4212273223758150073_o

15896376_1278258928925822_3353141809729055582_o

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY