BATUTAT/ Basha i jep çmimin OSCAR Ramës dhe “oligarkëve barkderra”

BATUTAT/ Basha i jep çmimin OSCAR Ramës dhe “oligarkëve barkderra”

101
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në mënyrë simbolike i ka dhënë çmimin e Oscar-it Qeverisë Rama për mashtrimet dhe premtimet e pa mbajtura me të cilat erdhi në pushtet. Kreu i PD, Lulzim Basha tha se mashtrimet e Ramës me premtimet që ka bërë janë të shumta. Duke ironizuar, Basha tha se premtimet boshe janë aq shumë sa i ka printuar pasi nuk i mbante mend.
Gjatë fjalës së tij ditën e sotme nga çadra e opozitës, Basha përmendi të gjitha premtimet që bëri Rama në vitin 2013, të cilat sot nuk janë përmbushur.

Basha:
Ku i ke 300 mijë vende të punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku e ke heqjen e TVSH për ushqimet e shportës? Ku e ke uljen e TVSH në 6% për energjinë elektrike? Ku e ke subvencionin për energjinë për familjet në nevojë? Ku i ke subvencionet për fermerët? Janë aq shumë sa nuk i mbaj mend dhe i kam printuar. Ja ku janë përtokë.
(Preç Zogaj tenton të marrë premtimet e Ramës të printuara nga kreu i PD)

Basha:
Mos i prek Preç!

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD Lulzim Basha

Kush e merr OSCAR-in për degjenerimin e sistemit arsimor në një rrjet motelesh për pushtetarët e degjeneruar. Kush e merr? Lindita Nikolla!
Kush ja dorëzoi territorin dhe kufijtë krimit të organizuar? Kush e meriton Oscarin për katandisjen e fshatit shqiptar për ditën më të zezë që ka njohur në këto 25 vite. Me bagëtitë e sëmura, me tregjet që nuk u garantuan kurrë, me kanalet vaditëse që nuk u ndërtuan kurrë. Pra sot është dita e çmimeve OSCAR për bandën në pushtet, për kupolën politike të Republikës së Vjetër që në 4 vite mendoi vetëm për pushtetin e vet që nuk punoi asnjë orë të vetme për qytetarët shqiptarë.
Këtu ndodh një luftë e heshtur, lufta që krimi i organizuar, oligarkët barkëderrë i kanë shpallur popullit të tyre, duke shkatërruar ekonominë me taksa të larta, duke shkatërruar vendet e punës me arrogancë.
Projekti i tyre i fundit është asgjësimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në funksion të kësaj kanë shpallur zgjedhjet moniste sepse refuzojnë zgjidhjen që përcaktuan qytetarët më 18 qershor. Ai i trembet gjykimit popullor me votë sepse nuk ka asnjë përgjigje për pyetjet e një qytetari të zakonshëm. Ku i ke 300 vendet e punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku i ke subvencionet për fermerët? Ku i ke legalizimet falas?
Ka kaq shumë gënjeshtra. Nuk ka mbajtur asnjë premtim. Edi Rama nuk mbajti asnjë premtim. Edi Rama nuk u përpoq kurrë të mbante asnjë premtim me të cilin erdhi në pushtet. Edi Rama me vullnet i braktisi premtimet e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY