VIDEO/Shkup, protesta masive kundër marrëveshjes me Greqinë, 7 policë të plagosur

VIDEO/Shkup, protesta masive kundër marrëveshjes me Greqinë, 7 policë të plagosur

101
0
Shares

Shtatë policë të plagosur dhe 25 persona të ndaluar, ky është bilanci i protestës së mbrëmshme në Shkup, pas firmosjes së marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit.

Sipas ministrisë së Brendshme Maqedonase ndërhyrjes së policisë i ka paraprirë hedhja e lëndëve shpërthyese nga protestuesit, ndërkohë që forcat e rendit kanë përdorur edhe gaz lotsjellës.

Policia njofton se është duke identifikuar edhe personat e tjerë që sulmuan zyrtarët policorë. Rruga para Kuvendit është zhbllokuar ndërsa organet e rendit po punojnë në pastrimin e vendit.

Protesta nisi në mbrëmje përpara Kuvendit, ku protestuesit tentuan të thyenin kordonin e policisë për tu futur brenda ambienteve të Kuvendit.

Policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Jozyrtarisht njoftohet edhe për disa persona të plagosur ndërsa në afërsi të vendin ku protestohet janë vërejtur edhe automjete të ndihmës së shpejtë.

Protestuesit gjatë gjithë ditës se djeshme kanë qëndruar para Kuvendit ku kanë mbajtur të bllokuar rrugën në shenjë pakënaqësie ndaj marrëveshjes për emrin duke e quajtur “kapitulluese për Maqedonisë dhe popullin maqedonas”.o-news

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY