Aksident i rëndë në Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Lushnje, një i vdekur dhe dy të plagosur

238
0
Shares

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, në një aksident që ka ndodhur në orët e vona të së dielës.

Siç raporton policia “rreth orës 22:15, në aksin rrugor Fier-Lushnje, shtetasi Euxhenio Prendi, 26 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Volksëaken” ka aksidentuar një shtetase të seksit femër e cila ka gjetur vdekjen”.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit pas përplasjes me këmbësoren ka devijuar dhe ka dalë nga rruga.

“Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe e fejuara e tij e cila ishte pasagjere në mjet, shtetasja D.K, 22 vjeçe, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve”, sqaroi policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./onews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY