Policia jep informacion për aksidentin e frikshëm ku mbetën të plagosur 5...

Policia jep informacion për aksidentin e frikshëm ku mbetën të plagosur 5 persona

117
0
Shares

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur këtë pasdite ku mbetën të plagosur 5 persona.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Milot, ku tre makina janë përplasur mes tyre. Impakti ka qenë mjaft i fortë, ashtu siç tregojnë dhe fotot e nga incidenti kanë mbetur të plagosr 5 persona.

Policia nuk sqaron nëse të aksidentuarit ndodhen në gjëndje të rëndë shëndetësore ose jo, por njofton se tashmë ata janë dërguar në qendrën spitalore.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Informacion paraprak

Më datë 17.06.2018, rreth orës 17:20, në Fushë Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë 3 mjete, konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip Suzuki me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip Volksëagen me drejtues shtetasin I.T.

Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, pasagjerë në mjetët e përfshira në aksident të cilët janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia Rrugore në vendngjarje po menaxhon trafikun e krijuar nga bllokimi i rrugës nga aksidenti.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit/-

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY