I dyshuar për vrasje, Malazezi kapet në Tiranë

I dyshuar për vrasje, Malazezi kapet në Tiranë

97
0
Shares

Një shtetas malazez është kapur në Tiranë pasi hyri ilegalisht në Shqipëri. 22 vjecari dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Mal të Zi.

Sipas burimeve të policisë së Tiranës, nga shkëmbimi në kohë i informacioneve me policinë e Malit të Zi, është bërë e mundur kapja e vrasësit të dyshuar.

NJOFTIMI I POLICISË
Bie në rrjetën e bashkëpunimit ndërkombetar, një shtetas malazez i dyshuar për vrasje.

Policia e Tiranës gjatë një operacioni bazuar në informacionet e Policisë së Malit të Zi, ka bërë të mundur kapjen në Tiranë të një shtetasi malazez të dyshuar për vrasje.

Shtetasi A.S, 22 vjeç nga Mali i Zi kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri.

Falë bashkëpunimit të ngushtë me Policinë malazeze dhe shkëmbimit në kohë të informacionit, u bë i mundur identifikimi i vendodhjes si dhe kapja e tij.

Shtetasi A.S., dyshohet se ka vrarë një shtetase ruse në Malin e Zi.

Nga ana e Policisë së Shtetit u bë deportimi për në Malin e Zi i shtetasit A.S., i cili është marrë në dorëzim nga shërbimet e Policisë malazeze.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY