EMRI/ Arrestohet polici kufitar, “bëri qorrin” kur kaluan trafikantët me 2.2 kg...

EMRI/ Arrestohet polici kufitar, “bëri qorrin” kur kaluan trafikantët me 2.2 kg heroine

45
0
Shares

Droga, tip heroinë e bllokuar sot në Portin e Durrësit

Shërbimi Çështjeve të Brendshme dhe Administratës (SHÇBA) në Durrës, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës, për “Shpërdorim të detyrës”.
Një ditë më parë rreth orës 19:30, duke shkelur urdhrin e eprorit efektivi i Policisë Kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundërligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.
Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.
Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për më shumë mund të ndiqni e lexoni edhe …

VIDEO/ Kapen 2.2 kg heroinë në portin e Durrësit, dy në pranga e një në kërkim. Ja emrat
/web/VIDEO_Kapen_2_2_kg_heroine_ne_portin_e_Durresit_dy_ne_pranga_e_nje_ne_kerkim_Ja_emrat_32039_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY