PS rrëmben dy deputetet e PDIU-së. Rreme Lala i falet Edi Ramës

PS rrëmben dy deputetet e PDIU-së. Rreme Lala i falet Edi Ramës

256
0
Shares

Dy deputete të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet lanë sot partinë e tyre dhe iu bashkuan PS.

Ato janë Elena Xhina të Elbasanit dhe Reme Lala e Dibrës.

Rezultate imazhesh për elena xhina

Elena Xhina

Lala e bëri të ditur vendimin e saj gjatë një fjalimi në mitingun që po mban PS dhe Rama në Dibër me rastin  e nisjes së punimeve të mbetura pa bërë në rrugnë e Arbrit.

Lala ka mbajtur një fjalim relativisht të gjatë ku nuk i ka kursyer elozhet për shefin e qeverisë, ministrat Xhaçka dhe Gjiknuri dhe në fund deklaroi se do i bashkohet ‘më të mirëve’, PS-së.

“Gjithmonë zemrën peshë ke për të na e mbajtur me këto surpriza zoti Kryeministër. Kjo është rruga e ëndrrës së çdo dibrani. Gëzimi i madh sot edhe për Dibrën e Madhe, ne këtej dhe vëllezërit e motrat tona andej kufirit. Në këtë shesh ku jemi sot, në çdo fushatë të çdo partie rruga e Arbrit ka qenë kryefjala e premtimeve dhe pas çdo zgjedhjeve kryefjala e zhgënjimeve. Faleminderit Edi Rama se ma shpëtove mandatin. Por përtej shakasë bravo të qoftë se përsa i përket Dibrës, i shpëtove nderin politikës, qeverisë dhe vetes”, tha ajo duke përshëndetur fillimin e punimeve për “Rrugën e Arbrit”.

“Unë iu kam thënë dibranëve që unë nuk kam parti, partia ime është Dibra. Nuk bëhem pjesë e lojërave politike. Në këtë vit të parë kam mundur të shoh e të përjetoj shumë gjëra dhe kam kuptuar se nuk janë të gjithë njësoj si nga televizor.
Unë dua të bashkohem me më të mirat dhe të mirët, me PS-në që nuk është më e mira por më të mirë nuk kemi parë”, deklaroi Lala.

Madje ajo shtoi se edhe Elena Xhina, e pranishme në aktivitet e cila ka vendosur t’i bashkohet Partisë Socialiste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY