FOTO/Momentet e vrasjes në Milot, debate mes burrit dhe gruas

FOTO/Momentet e vrasjes në Milot, debate mes burrit dhe gruas

233
0
Shares

Mes burrit  dhe gruas ka pasur një debat pak caste para vrasjes që ndodhi sot në Milot ku një 35-vjeçare vrau me pistoletë bashkëshortin e saj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesi. Cifti Kujtim dhe Violeta Donaj shisnin në tregun e Milotit, vend ku ndodhi edhe krimi. Po ashtu bëhet e ditur se çifti ishin prindër të dy fëmijëve adoleshent.

Fill pas debatit gruaja ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 42-vjeçarit.

Menjëherë pas ngjarjes, gruaja ka tentuar të largohet nga vendi i krimit, por është kapur nga policia, ndërsa në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua edhe arma e zjarrit.

Njoftimi i policisë

Me datë 17.06.2018, rreth orës 07:10 , në tregun e Milotit në Kurbin, shtetasja V.D. 35 vjeçe, banuese në Rrëshen, për motive ende të paqarta, ka vrarë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëshortin e saj, shtetasin K.D. 42 vjeç, banues në Rrëshen. Menjëherë pas ngjarjes, shtetasja V.D. ka tentuar të largohet por ndërhyrja në kohë e forcave policore, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e saj në flagrancë si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip pistoletë me të cilën është kryer krimi. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY