Mësohet vrasja ku u përfshinë 2 vëllezërit që takoi dje Rama në...

Mësohet vrasja ku u përfshinë 2 vëllezërit që takoi dje Rama në Lurë

422
0
Shares

Partia Demokratike deklaroi sot se Kryeministri Rama ka promovuar dje një biznes të dy vëllezërve rë përfshirë në një vrasje një vit më parë.

Sipas PD, Rama mes dhjetëra familjeve të ndershme, zgjodhi të promovonte biznesin e një familjeje në hasmëri për pazare droge.

PD thotë se dy djemtë e Llesh Doçit ku qëndroi kryeministri u përfshinë në një vrasje në vitin 2015 duke publikuar edhe linkun e lajmit që flet për ngjarjen. Vrasja ndodhi ne bulevardin Zogu I Pare ne Tirane dhe dy djmete Doci u arrestuan ne lidhje me kete ngjarje.

Për vrasjen e trefishtë 3 vjet më parë në Tiranë, u arrestuan Markelian Llesh Doçi, 23 vjeç. Klejvi Llesh Doçi, 22 vjeç banues në Bulqizë dhe shtetasi italian Salvatore Letizia, 34 vjeç.

Pamje nga vendi i vrasjes  se trefishte ne vitin 2015

“Edi Rama promovon biznesin e familjes në hasmëri për pazare droge.
Mes dhjetëra familjeve punëtore e të ndershme në Lure, Edi Rama zgjodhi për të qëndruar dhe për të bërë publik qëndrimin në familjen e Llesh Doçit. Banorët e zonës përreth e dinë se biznesi i kësaj familjeve i ka bazat tek trafiku i drogës. Kronika e kohës tregon se dy djemtë e tij u përfshinë në një vrasje në maj 2015 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Të dhënat flasin për prishje te pazareve të drogës në Holandë mes dy familjeve, njëra prej të cilave është ajo ku bujti kryeministri dhe ua paraqiti shqiptarëve si model suksesi”, deklaron PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY